Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Artistja koreano-jugore përfundoi pikturën e saj pas 3 dekadave

Kulturë  |  22.10.2021 Ora 16:55   
Ishte fundi i viteve 1980 kur artistja koreano-jugore Myonghi Kang filloi punën në pikturën e saj "Le temps des camélias" ("Koha e Kamelias").

Duke jetuar në Paris atë kohë, ajo do të rivizitonte shumë shpesh parqet dhe rrugët e atëhershme të vendit, në mënyrë që të frymëzohet dhe të përfundoj artin e saj, i cili kishte për temë ngjyra të ndryshme në forma lulesh. Por, sipas Myonghi Kang piktura e saj nuk u ndje kurrë e përfunduar.

Prandaj Kang vendosi të braktis krijimin e saj, por pasi u shpërngul në ishullin Jeju të Koresë së Jugut në vitin 2007, ajo gjeti frymëzimin e saj të dikurshëm dhe e përfundoi pikturën e saj të cilës ia dedikoi plot 3 dekada.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing