Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Walk The Line” show mw i ri i Simon Cowell, me gjyqtarë Mabel dhe Craig David

Muzikë  |  25.10.2021 Ora 10:39   
Mabel thuhet se ka nënshkruar për të qenë gjyqtare në shfaqjen e re të ITV-së, “ Walk The Line” së bashku me Simon Cowell dhe Craig David.

Këngëtarja, 25 vjeçe, e cila performoi për konkurrentët e Love Island në fillim të këtij viti, thuhet se  është në bisedime për paraqitjen e saj të radhës televizive në programin e ri, i cili mesa duket ka nikoqire Maya Jama.

Shfaqja “Walk The Line” është përshëndetur si një version muzikor i “Kush dëshiron të bëhet milioner?” me një kasafortë ku ka një  çmim prej 500,000 dollarësh dhe pritet të transmetohet më vonë këtë vit.

Kjo shfaqje do të jetë sipërmarrja më e re e Simon Cowell që kur The X Factor thuhet se u shua në fillim të këtij viti pas 17 vitesh transmetim.

Është raportuar se Simon e ndërpreu shfaqjen e talenteve  “The X Factor” në ITV, cila filloi në vitin 2004 dhe u transmetua për herë të fundit në vitin 2018 - sepse ai nuk dëshiron që programi të fillojë dhe të bëhet pjesë e shakave.

Finalja e The X Factor e 2018-ës kishte vetëm 5.3 milionë shikues,  krahasuar me 17.2 milionë në 2010-ën.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing