Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Krijuesi I “Squid Game”: “nuk jam aq I pasur, Netflix nuk më paguajti bonuse”

Film  |  26.10.2021 Ora 13:54   
Drama e suksesshme e mbijetesës i ka fituar Netflix 650 milionë funte. Por stresi për ta bërë atë i kushtoi regjisorit Hwang Dong-hyuk gjashtë dhëmbë – dhe ai nuk është paguar asnjëherë shtesë.

Në dramën distopike të mbijetesës, një organizatë misterioze sfidon 456 lojtarë nga të gjitha sferat e jetës – secili thellësisht në borxhe – për të luajtur një sërë lojërash për fëmijë. Fiton dhe shkojn në shtëpi me 4.6 miliardë të fituar ndërsa nëse humbë merr  një plumb në kokë.

"Unë nuk jam aq i pasur," ka thnënë regjisori. “Por unë kam mjaft. Kam mjaftueshëm për të vënë ushqim në tavolinë. Dhe nuk është se Netflix më paguajti një bonus. Netflix më pagoi sipas kontratës origjinale.” Kjo në fakt duket e padrejtë. Por që në fund të fundit, regjisori 50-vjeçar nga Koreja e Jugut ka bërë qindra milionë na paga e tij. Squid Game në fillim të këtij muaji e kaloi Bridgerton si shfaqja më e suksesshme e Netflix ndonjëherë. Sipas dokumenteve të zbuluara, prodhimi me nëntë episode kushtoi 15.5 milionë funte, që shkon në 1.75 milionë funte për seri.

Seriali – të cilin Netflix vlerëson se është shikuar nga 142 milionë familje dhe ka rritur shifrat e abonentëve të tij me 4.4 milionë – mendohet të jetë me vlerë 650 milionë funte për shërbimin e transmetimit Netflix.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing