Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Portretet nga kafeja i kanë sjellë famë botërore David Kryemadhit nga Durrësi

Kulturë  |  26.10.2021 Ora 14:07   
Artisti shqiptar David Kryemadhi tashmë është bërë lajm në gjithë botën për artin e tij të veçant. Ai po shfrytëzon kafetë e lëna në gjysmë nga konsumatorët e kafeneve, për të krijuar portrete njerëzish, që njëherit janë edhe klientë të atyre kafeneve.

Për Kryemadhin, me origjin nga Durrësi, ky lloj arti mund t’i ndihmojë shumë njerëz të kalojnë sa më lehtë pasojat e pandemisë, të rrisin vetbesimin dhe të shohin diçka të bukur, në një kohë kur vendi i tij, si e gjithë bota po përballet ende me pasojat e pandemisë.

“Arti dhe kafeja u ndihmon shumë njerëzve dhe është një terapi e suksesshme kundër stresit dhe ankthit”, ka thënë Kryemadhi, derisa po realizonte portretin e radhës. Një profil të këtij artisti e ka bërë tashmë agjencia më e madhe e lajmeve në Francë, AFP, derisa ky lajm është shpërndarë në pothuajse gjitha mediet botërore.

Shqipëria me 2.8 milionë banorë, llogaritet të jetë një nga vendet e para në botë sa i përket konsumimit të kafesë dhe ekzistencës së kafeve, ku grumbullohen gjithmonë njerëz.Sipas institutit të statistikave në këtë vend, vendi në baza ditore konsumon rreth 600 kafe për 100 mijë banorë, që llogaritet të jetë një numër i lartë.

David Kryemadhi ka thënë se këtë praktikë për herë të parë e kishte nisur pas tërmetit shkatërrues që preku qytetin e tij Durresin, por edhe vende të tjera të Shqipërisë në nëntorin e 2019-tës dhe ku la të vdekur dhjetëra persona e mijëra të tjerë pa kulm shtëpie.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing