Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vazhdimi i “Dune”, lansohet në vitin 2023

Film  |  27.10.2021 Ora 8:05   
Filmi i “Dune”, i cili u lansua gjatë këtij muaji do të ketë një vazhdim.
 
Pjesa e dytë e filmit fantastiko-shkencor me regji të Denis Villeneuve pritet që të publikohet në vitin 2023.
 
 Legendary Entertainment tashmë ka njoftuar planet për të nisur një vazhdim përmes një postimi në Twitter.
 
Kompania e prodhimit tha se "ky është vetëm fillimi...”.
 
"Faleminderit atyre që kanë përjetuar @dunemovie deri më tani, dhe atyre që do ta shikojnë në ditët dhe javët në vijim. Jemi të emocionuar për të vazhduar udhëtimin!”, kanë shkruar në postim.
 
"Dune",  përmban një kast të mbushur me yje që përfshin Timothee Chalamet, Zendaya, Rebecca Ferguson, Jason Momoa dhe Oscar Isaac.
 
Filmi tashmë ka performuar mirë në arkat filmike, dhe regjisori më parë pranoi se ishte "optimist" për mundësinë e realizimit të një vazhdimi.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing