Barcelona ka shkarkuar Ronald Koeman nga posti i trajnerit pas humbjes të së mërkurës në Rayo Vallecano, ndërsa ‘‘Goal’’ mund të konfirmojë se roli tani i është ofruar legjendës së klubit, Xavi. Humbja e la Barcelonën në vendin e nëntë në tabelën e La Ligës, pasi klubi numëron vetëm katër fitore nga 10 ndeshjet e zhvilluara të ligës. Blaugranët gjithashtu nuk treguan sukses në Ligën e Kampionëve këtë sezon, gjë që çoi në largimin e Koeman pas pak më shumë se një sezoni në krye.
“FC Barcelona ka shkarkuar Ronald Koeman sonte si trajner i ekipit të parë, ai do t'i thotë lamtumirë skuadrës gjatë ditës së sotme në Ciudad Deportiva. FC Barcelona poashtu e falënderojë atë për shërbimin e tij ndaj klubit dhe i uron të gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”, deklaroi presidenti i klubit Joan Laporta.
Roli i’u ofrua ish mesfushorit Xavi dhe thuhet se së shpejti ai mund të jetë zëvendësuesi i Koeman ka bërë të ditur gazeta ‘‘Goal’’. Xavi ka një klauzolë largimi tek klubi aktual Al Sadd dhe mësohet se Barcelona është e gatshme të paguajë tarifën e nevojshme për të siguruar 41-vjeçarin.