Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Everybody Knows” me Penelope Cruz hapë edicionin e sivjemë të Festivalit të Filmit në Kanë

Film  |  05.04.2018 Ora 12:04   
Dy herë fitues I cmimit Oskar, regjisori Asghar Farhad me filmin e tij psiko-triller, “Everybody Knows” do të hapë edicionin e Festivalit të Filmit të sivjemë në Kanë.

“Everybody Knows” ku rolet kryesore kanë Javier Bardem, Penelope Cruz dhe Ricardo Darin do të jetë I dyti film në gjuhën spanjolle që hap Festivalin e Filmit në Kanë, pas filmit “Bad Education” nga Pedro Almadovar I cili hapi këtë festival në vitin 2004.

Natyrisht siç thonë rregullat, festivali do të dalë me një njoftim zyrtarë në lidhje me përzgjedhjen e pikërisht këtij filmi, si filmi që hap edicionin e 71 –të me rradhë të këtij festivali, njoftimi do të bëhet ditëve në vijim.

Festivali I Filmit në Kanë do të fillojë me datën 8 maj dhe do të zgjasë deri më datën 19 të po atij muaji. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing