Në një fjalim gjithëpërfshirës mbi pandeminë dhe çështje të tjera globale, Papa Françesku bëri thirrje të hënën për vaksinim të përhapur në të gjitha vendet dhe sugjeroi se përgjigja globale e koronavirusit po ndërlikohej nga "informacione të pabaza ose fakte të dokumentuara dobët".
"Vaksinat nuk janë një mjet magjik shërimi. Megjithatë, me siguri ato përfaqësojnë, përveç trajtimeve të tjera që duhen zhvilluar, zgjidhjen më të arsyeshme për parandalimin e sëmundjes”, tha Papa Françesku.
Vendet që kanë përdorur gjerësisht vaksinat, vuri në dukje Papa, kanë parë një reduktim të rasteve të rënda.
“Prandaj është e rëndësishme të vazhdohet përpjekja për të imunizuar popullatën e përgjithshme sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Françesku.