Mikel Arteta thotë se lojtarët më të mirë në botë ende duan të nënshkruajnë me Arsenalin, pavarësisht nëse janë në Evropë.
Arsenali, i cili nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve që nga viti 2016, ende nuk ka nënshkruar me askënd këtë muaj, por është i interesuar për një marrëveshje për të sjellë sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic në Premier League.
Sulmuesi, i cili në vitin 2021 barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos për golat e shënuar në Serie A në një vit kalendarik, mendohet se preferon një kalim në një ekip të Champions League.
Por Arteta këmbëngul se klubi i Londrës veriore, i cili aktualisht është i katërti në Premier League, ka ende fuqi të madhe tërheqëse mes talenteve të klasit botëror.
"Historikisht, ky klub ka synuar lojtarët më të mirë në botë dhe lojtarët më të mirë në botë ishin gjithmonë të interesuar të vinin këtu," tha Arteta, përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Carabao Cup të enjten kundër Liverpool.
“Mendoj se situata nuk ka ndryshuar, kjo është një nga fuqitë tona më të mëdha" - ka thënë ai.