Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Motra e Tupac pretendon se pasuria e tij u vodh nga fondi me emrin e tij!

Muzikë  |  14.01.2022 Ora 10:31   
Sekyiwa Shakur, motra e Tupac Shakur, po padit zyrtarisht administratorin e Afeni Shakur Davis Separate Property Trust, duke pretenduar se ai ka keqmenaxhuar, keqinterpretuar dhe përvetësuar miliona dollarë nga fondi i pasurisë së vëllaut të saj.
Sekyiwa Shakur, "fëmija i fundit i mbijetuar" i nënës së Tupac, Afeni Shakur Davis, po pretendon se pasuria e familjes që u trashëgua pas vdekjes së këngëtarit është keqmenaxhuar duke e dëmtuar atë, si trashëgimtarën e vetme.

Që pas vrasjes së reperit, e gjithë pasuria e tij u dedikua një fondi, të cilin deri në vitin 2016 e administronte edhe nëna e tij, por që pas vdekjes së saj e gjitha u menaxhua nga palë të tjera.

Sekyiwa, tani po thotë se prona të shumta, pasuria diskografike dhe shumë asete të tjera janë keqmenaxhuar duke e dëmtuar atë dhe emrin e reperit.

Rasti është paraqitur në gjykatën e Kalifornias.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing