Aktorja Olivia Colman e ka fshehur "Oscar-in " e saj në një vend të fshehtë në shtëpi, sepse mendon se është "e turpshme" ta shfaqësh atë.
Ylli i "The Lost Daughter" fitoj çmimin për aktoren më të mirë për performancën e saj në "The Favorite" në ceremoninë e vitit 2019.
Colman, bashkëshorti i saj Ed Sinclair dhe tre fëmijët e tyre kohët e fundit u zhvendosën në shtëpi të re, por ajo vendosi të mos krijojë një zonë për të shfaqur çmimin prestigjioz pasi mendon se është "e turpshme" ta kesh atë të ekspozuar për ta parë të gjithë.
"Më pëlqen, por më duket pak e turpshme nëse dikush kur vjen në shtëpi e sheh.Është në një vend të fshehtë ku ndonjëherë shkoj e shoh dhe më pas e mbyll derën përsëri. Më pëlqen të di që është aty, më bën shumë të lumtur, por është vetëm për mua", tha ajo për BBC News.