Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mediat amerikane lobojnë që Tim Robinson të udhëheqë ceremoninë Oscar

Film  |  17.01.2022 Ora 10:41   
Për herë të parë në tri vitet e fundit, eventi i ndarjes së cmimeve më të rëndësishme në kinematografi,  Oscar do të rikthehet me prezencë fizike.
Mediat amerikane i kanë dhënë një rëndësi të posacme këtij lajmi, duke thënë se pikërisht për këtë fakt, është një arsye e fortë që atë ta prezantojë Tim Robinson.

Për ata që nuk e njohin, Robinson është krijuesi i një prej shfaqjeve komedi më qesharake të kujtimeve të fundit, I Think You Should Leave. Shfaqja është një nga veprat komike më të çuditshme dhe njëkohësisht më kreative që do të gjeni kudo. Një episod do të shfaqë një pamje të mbi 400 trupave të zhveshur që bien nga arkivoli, të gjitha pjesë e shfaqjes televizive Corncob të njohur si "Coffin Flop".

Derisa mediat amerikane kanë renditur të gjitha arsyet pse Robinson duhet të jetë pjesë e këtij eventi, e mbi të gjitha për ta rikthyer jetën dhe gjallërinë në këtë ngjarje, që në fakt  në vitet e fundit u cilësua si e zbehtë, ende nuk është dhënë ndonjë koment apo përgjigje nga organizatorët.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing