Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kendrick Lamar fiton çmimin “Pulitzer” për muzikë

Muzikë  |  17.04.2018 Ora 10:29   
Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur amerikan, Kendrick Lamar së fundmi ka fituar çmimin “Pulitzer” për muzikë, duke u bërë kështu artisti i parë jo-klasik apo jazz që fiton këtë çmim, shkruan Radio Plus.

Këngëtari i famshëm 30 vjeçar këtë çmim e fitoi me albumin e tij të fundit “Damn”, të cilin Kendrick e publikoi në prill të vitit 2017, album i cili vitin e kaluar është shpërblyer edhe me pesë çmime “Grammy”.

Organizatorët thanë se Kandrick Lamar me këngët e albumit “Damn” ka ndikuar në jetën moderne afriko-amerikane.

"Tregimi është aftësia më e mirë dhe misioni primar i Kandrick Lamar. Ai di zi të zgjedhë fjalët dhe t’i artikulojë ato në terma njerëzorë, specifika intime të përditshmërisë dhe disi, ai e bënë mirë këtë”, thotë kështu, Mattheë Trammell, një nga organizatorët.

“Z. Lamar, një 30-vjeçar nga Compton, Kaliforni, është fituesi i parë që nuk ka prodhuar muzikë klasike apo xhaz - dhe sigurisht reperi i parë”, thuhet në listën zyrëtare të fitusve të çmimit “Pulitzer” për vitin 2018. /radioplus/





 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing