Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Leonardo DiCaprio - tani quhet edhe insekti më i ri i gjetur në Malajzi

Film  |  02.05.2018 Ora 11:33   
Ai është fitues i cmimit Oskar, ai është ambasador i OKB-së, si dhe ai është yll gjithpërfshirës në Hollywood. Por që nga tani Leonardo DiCaprio mund të shtojë edhe një nder tjetër unik në rezymenë e tij.

Pas zbulimit të një lloji të ri të një insekti, shkencëtarët malajzianë, kanë vendosur ta quajnë atë sipas yllit të filmit "Titanic', Grouvellinus LeonardoDiCaprio. Insekti me ngjyrë të zezë është gjetur në një pellg të largët në Maliau të ishullit Borneo të Malajzisë, nga një grup eko-turistësh të cilët po eksploronin zonën.

"Nuk e emëruarm sipas aktorit për shkak se insketi ngjan me të, por për shkak se dëshirojmë të theksojmë se edhe një insekt aq i vogël është shumë i rëndësishëm për globin" - ka thënë njëra ndër eksplorueset për The Guardian.

E në anën tjetër aktori i "The Revenant", me shumë krenari ka ndryshuar edhe foton e profilit në facebook-un e tij zyrtarë, me atë të insektit. Leonardo DiCaprio njihet për zërin e ngritur në mbrojtje të natyrës, ai për të mbrojtur sa më shumë Nënën Tokë, siç ai e quan, ka formuar në vitin 1998 edhe Fondacionin e  veçantë për këtë gjë. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing