Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Metal United World Wide” nesër në Prishtinë

Muzikë  |  04.05.2018 Ora 12:21   
Për herë të parë në Kosovë do të mbahet festivali i njohur botëror i muzikës së zhanrit metal “Metal United World Wide”, shkruan Radio Plus.

Pjesë e këtij festivali, organizimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, do të jenë bendet me të njohura kosovare të rrymave rok dhe heavy metal.

Deri më tash ishin konfirmuar katër bende të cilat do të performojnë në “Metal United World Wide” si "Troja", "4 x 4", "Land Of Confusion" dhe "Pink Metal", ndërkaq së fundmi është konfirmuar edhe grupi “Sotap”, duke e shtuar në 5 numrin e bendeve që do të performojnë nesër në Prishtinë, kështu bëri të ditur Fatos Dobroshi, një nga organizatorët e “Metal United World Wide”, i cili ishte i ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Radio Plus.

Festivali “Metal United World Wide” do të mbahet nesër më 5 maj, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, duke filluar prej orës 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 02:00.

Biletat për t'u bërë pjesë e kësaj nate kushtojnë 5 euro dhe mund të blihen në lokalin “Rockuzinë” ose te hyrja e festivalit.
Metal United World Wide (MUWW), koncerti me famë botërore që organizohet në tw njejtwn ditw 70 shtete e përfshinë mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal.

Që nga 2014 kur u organizua në Australi, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njejtë, në të gjithë botën, në të njejtën ditw, të identifikuar me të njejtin flamur, dhe kjo është hera e parë që një koncert i tillë po organizohet në vendin tonë. /radioplus/


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing