Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sam Smith dhe Logic publikojnë videoklipin e “Pray”

Muzikë  |  10.05.2018 Ora 10:26   
Këngëtari i njohur britanik, Sam Smith dhe reperi i njohur amerikan, Logic mbrëmë publikuan videoklipin e këngës “Pray”, versionin audio të së cilës e publikuan një muaj më parë, shkruan Radio Plus.

Kënga “Pray” është kënga e 10-të e albumit “The Trill of it All”, albumit të dytë më radhë në karierën e Sam Smith, të cilin ai e publikoi më 3 nëntor të vitit 2017, album i cili për disa javë rresht ka zënë pozitën e parë në klasifikimet me albumet më të shitura në vende të ndryshmë të botës. 

"Jam shumë i emocionuar që do të dëgjoni këtë version të këngës sime të preferuar nga albumi. Ishte një kënaqësi e vërtetë të bashkëpunojë me Logic, një artist shumë i veçantë", ka shkruar Sam Smith në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Krijuesi i hitit "Stay With Me" është duke performuar në vende të ndryshme të botës, në kuadër të turneut të tij botëror "The Trill of ot All", për të promovuar albumin e ri, më të njejtin emër. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing