Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sonte finalja e Europa League: Atletico Madrid- Olympique de Marseille

Sport  |  16.05.2018 Ora 17:20   
Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Franca. Miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe. Marseille dhe Atletico Madrid do të ballafaqohen për trofeun e Ligës së Evropës.

Që të dy këto ekipe përfaqësojnë dy klube me shumë emër në historinë e Kupave të Evropës, sidoqoftë rruga e tyre ka qenë krejtësisht e ndryshme. “Los colchoneros” u pozicionuan në vendin e tretë në fazën e grupeve në Champions, ndërsa klubi francez e filloi aventurën në mesin e muajit korrik, kur kaloi në turin e tretë eliminator skuadrën e Oostendes.

Ndeshja do të zhvillohet në Lyon të Francës dhe fillon nga ora 21:00.Te dy trajnerët kanë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe nuk pritet ndonjë munges e madhe në të dy taborët. 

Formacionet e mundshme të ndeshjes:

Marseille: Pele; Sarr, Rami, Gustavo, Amavi; Lopez, Sanson; Thauvin, Ocampos, Payet, Germain.

Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Godin, Savic, Luis; Correa, Gabi, Saul, Koke, Costa, Griezmann

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing