Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kevin Spacey ngarkohet me akuza të reja për ngacmim seksual ndaj tre personave

Film  |  27.05.2022 Ora 8:24   
Prokuroria në Britani të Madhe ka akuzuar aktorin Kevin Spacey për sulm seksual ndaj tre burrave në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët në Shërbimin e Prokurorisë njoftuan të enjten se incidentet e supozuara ndodhën në Londër midis marsit 2005 dhe gushtit 2008, dhe në Gloucestershire në prill të vitit 2013.

Përveç kësaj, aktori është akuzuar edhe për "shkaktim të një personi për t'u përfshirë në aktivitet seksual depërtues pa pëlqim".

"CPS ka autorizuar akuza penale kundër Kevin Spacey, 62 vjeç, për katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave" , tha Rosemary Ainslie, kreu i Divizionit Special të Krimit në Prokurorinë e Londrës.

“Ai është akuzuar edhe për shkaktimin e një personi për të kryer aktivitet seksual depërtues pa pëlqim. Akuzat pasojnë shqyrtimin e provave të mbledhura nga Policia Metropolitane në hetimin e saj. Prokuroria kujton të gjithë të interesuarit se procedimet penale kundër zotit Spacey janë aktive dhe se ai ka të drejtën për një gjykim të drejtë”, ka shtuar ai.
 
Përfaqësuesit e Spacey, e as vet aktori, nuk kanë komentuar ende mbi akuzat.
 
Spacey edhe në fund të vitit 2017 u përball me akuza për ngacmime seksuale, kur aktori Anthony Rapp pretendoi se u sulmua kur ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa pas tij më shumë se 20 njerëz ngritën akuza për sulme seksuale, ngacmime ose sjellje të pahijshme.
 
Spacey ka mohuar të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme seksuale dhe shumica e veprimeve ligjore kundër tij, përveç një padie të ngritur nga Rapp në 2020, janë rrëzuar ose hedhur poshtë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing