Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Cheryl Cole dhe Liam Payne i japin fund lidhjes

Muzikë  |  02.07.2018 Ora 12:45   
Çifti i këngëtarëve, Cheryl Cole dhe Liam Payne njoftuan edhe zyrtarisht ndarjen e tyre, pas më shumë se dy vitesh marrëdhënie.

Ish-ylli i grupit “Girls Aloud”, tashmë 35 vjeç, dhe pjesëtari i grupit “One Direction”, 24-vjeçar, konfirmuan vendimin përmes statuseve thuajse të njëkohshme në rrjetet sociale.

Dyshja simpatike kanë një djalë të quajtur Bear dhe që u soll në jetë marsin e vitit të kaluar.

Vendimin, ata e shoqëruan edhe me “trishtimin” e thellë, pasi ishte “tejet i vështirë” por duhej bërë, ndërsa shtuan se “ndiejmë ende dashuri ndaj njëri-tjetrit si familje”. “Bear është bota jonë dhe kërkojmë nga ju të respektoni privatësinë e tij, ndërsa rrugëtimet tona do të vijojnë të ndara dhe mes tij”, shkroi në “Twitter” këngëtarja Cheryl, dikur bashkëshorte e futbollistit Ashley Cole.

Payne publikoi një mesazh thuajse identik për 33 milionë ndjekësit e tij në të njëjtin rrjet social.

Në vitin 2016, Cheryl, e cila është lindur nën mbiemrin Tweedy, por që shumica e dashamirësve të saj e njohin me mbiemrin e bashkëshortit të parë, deklaroi se donte të thirrej vetëm në emër. Marrëdhënia e saj me Payne nisi pas divorcit me pronarin francez të restoranteve, Jean-Bernard Fernandez-Versini, ndërsa më herët ka qenë e martuar me ish-futbollistin e “3 luanëve”, Cole.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing