Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kërcënohen me vdekje Bacca dhe Uribe pas humbjeve të penalltive ndaj Anglisë

Sport  |  04.07.2018 Ora 17:44   
Tradita kolumbiane e kërcënimit të lojtarëve që humbin penalti në ndonjë ngjarje madhore ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
Futbollistët kolumbian Carlos Bacca dhe Mateus Uribe morën kërcënime me vdekje nga tifozët pas humbjes së penalltive në eliminimin nga Anglia.

Uribe goditi shtyllën horizontale gjersa goditjen e Baccas e priti portierin, Jordan Pickford, pas së cilës morën shumë mesazhe në Twitter të tilla si “Ju jeni të vdekur”, “Mos u kthe në tokë”, “Ne ju urrejmë”, “Ju keni luajtur lojën e fundit”.

Para tyre, shoku i ekipit Carlos Sanchez mori mesazhe të ngjashme për shkak të një kartoni të kuq në humbjen e Japonisë në fazën grupore të botërorit në Rusi.

Policia kolumbiane mori seriozisht kërcënimet ndaj futbollistëve dhe filloi hetimet gjithëpërfshirës në mënyrë që tragjedia të mos përsëritet.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing