Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Selena Gomez heq dorë nga muzika dhe filmi

Muzikë  |  05.07.2018 Ora 10:53   
Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Selena Gomez së fundmi ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Selena Gomez ka vendosur që për një kohë të largohet nga skena e muzikës dhe filmit, shkruan Radio Plus.

Burime të afërta me këngëtaren e njohur, kanë treguar për “Hollywood Scoop” se 25 vjeçarja e ka marrë këtë vendim, pasi asgjë në jetën e saj nuk po shkon siç duhet.

Që pas transplantit të veshkës, Selena ka kaluar shumë situata të vështira në jetën e saj, për një pjesë të së cilës është përgjegjëse fama dhe të qenit në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës.

Ribashkimi dhe ndarja me këngëtarin,  Justin Bieber është ende e freskët dhe komentohet vazhdimisht në media.

Një tjetër gjë negative në jetën e Selena Gomez është edhe sezoni i dytë i sërisë “13 Reasons Why”.

Babai i një adoleshenteje të vetëvrarë, ka akuzuar  publikisht producenten e serisë, Selena Gomez, se vetëvrasja e vajzës së tij ka ndodhur menjëherë pasi vajza e tij kishte përfunduar së shikuari sezonin e dytë të këtij seriali.

Ai u shreh se Selena është shkaktarja e vdekjes së vajzës së tij dhe se ajo nuk e di çfarë dëmi u ka bërë të rinjve me krijimin e “13 Reasons Why”.

Sikur të mos mjaftonin këto akuza të rënda, krijuesi i “Dolce & Gabanna” ofendoi publikisht këngëtaren, duke e quajtur një ndër femrat më të shëmtuara në Hollywood.

Të gjitha këto arsye kanë bërë që Selena Gomez të nxjerrë në shitje rezidencën e saj në Los Angeles dhe pas disa javësh pushimi ajo do të shpërngulet përfundimisht në Texas ku do të jetë një qytetare e thjeshtë, larg famës apo çdo angazhimi tjetër.



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing