Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studentët e Kolegjit ILIRIA përjetojnë jetën e ushtarit të FSK-së

Kulturë  |  05.07.2018 Ora 15:03   
Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës  së fundmi kanë organizuar një trajnim  disa ditorë në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në “Brigadën për Reagim të Shpejtë (BRSH) në Istog, shkruan Radio Plus.

Në këtë trajnim një grup i studentëve të Kolegjit ILIRIA qëndruan për disa ditë rresht në mjediset e kazermës,  ku të veshur në uniforma dhe duke ndjekur ndjekur të gjitha rregullat ushtarake, patën mundësi të përjetojnë ndjenjat dhe emocionet e të qenurit pjestar i FSK-së.

Në ditën e fundit të këtij trajnimi, në një ceremoni përmbyllësë studentët e Kolegjit ILIRIA u certifikuan për pjesëmarrje në këtë trajnim të rëndësishëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kur të pranishëm ishin të pranishëm Prorektori i Kolegjit ILIRIA, Prof.Dr. Isak Shema, Prof. Dr. Petrit Hasanaj, Nënkolonel dhe Shef i Shtabit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, z. Ali Krasniqi, togeri përgjegjës i trajnimit, z. Fitim Kadriaj si dhe oficerë dhe nënoficerë të BRSH-së, të cilët  falënderuan studentët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre që me sukses kaluan këto ditë së bashku me pjesëtarët e FSK-së, duke përmendur vështirësitë dhe sfidat që ka jeta ushtarake.

Në emër të Kolegjit ILIRIA Prorektori i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Isak Shema falënderoi udhëheqësit e FSK-së për bashkëpunimin, kontributin, përkushtimin, përkrahjen e studentëve me anë të këtij trajnimi./radioplus/



Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing