Këngëtari dhe aktori i famshëm, Michael Bublé është rikthyer në skenën muzikore, dy vite pasi djali I tij 4 vjeçar, Noah u dignostikua me kancer, shkruan Radio Plus.
Këngëtari 42 vjeçar më 13 korrik u paraqit në “British Summer Time” të mbajtur në Hyde Park, në Londër.
Me të daur në skenë, Michael Bublé nuk mund t’i mbante emocionet dhe shpërtheu në lot, duke treguar se djali i tij e ka mundur sëmundjen e kancerit.
Michael me shumë emocione pranoi përpara turmës se kishte frikë të këndonte përsëri.
“Ka dy vite që kur kam qenë në skenë, dhe si çdo njeri, natyrisht, unë merakosem se gjithçka që kisha në një pikë, mund të kishte ikur tanimë. Por po ndihem edhe më mirë se më parë”, ka thënë këngëtari i njohur.
“Nuk ka fjalë për aq dashuri, mirënjohje, që kam në zemrën time për hir të vetes sime, familjes sime, për dashurinë tuaj, për lutjet tuaja, për mbështetjen tuaj. Unë dua t’ju falënderoj jo vetëm për sonte, por për çdo natë, për gjithçka që keni bërë për mua. Secili prej jush ka bërë një ndryshim kaq të madh në jetën time”, kështu Michael iu është falenderuar fansave.
Michael këndoi disa nga hitet e tij më të mëdha, duke përfshirë ‘Feeling Good’ si dhe këngë nga albumi i tij i ardhshëm.
Buble dhe gruaja e tij, aktorja Luisana Lopilato kanë anuluar të gjitha angazhimet e punës që nga viti 2016, kur djali i tyre Noah u diagnostikua me kancer të mëlçisë.