Pop grupi i njohur britanik “Take That” shumë shpejt do të publikoj një album të ri, i cili do t’i përmbajë disa prej hiteve të tyre të të njohura dhe disa këngë të reja, shkruan Radio Plus.
Lajmin për albumin e ri e ka bërë të ditur njëri prej anëtarëve të grupit, Mark Owen në llogarinë e tij në Twitter.
Lansimi i albumit të ri do të bëhet gjatë vitit 2019, për të shënuar dhe festuar krijimin e grupit “Take That”, të përbërë nga Robbie Williams, W, Mark Oëen, Jason Orange, Howard Donald.
I vetmi fakt paksa i trishtueshëm për fansat e “Take That” është se për momentin nuk është parashikuar pjesmarrja e Robbie Williams dhe Jason Orange.
Ky do të jetë një rikthim i rëndësishëm për grupin “Take That”, të cilët, që nga 1996-a kur Robbie Williams braktisi grupin, nuk përjetoi më shkëlqimet e viteve 90-ta, gjatë të cilëve, grupi i përbërë prej 5 djemve britanikë u ngjiti shumë herë në majat e klasifikimeve botërore. /radioplus/