Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, me famë botërore, Dua Lipa, ka shënuar edhe një sukses në karrierën e saj, shkruan Radio Plus.
Të shtunën mbrëma Dua Lipa ka performuar në festivalin e famshëm “Tomorrowland 2018” në Belgjikë, i cili ka filluar të premtën më 20 korrik dhe do të mbahet deri më 29 korrik.
Dua Lipa performancën e saj e ka nisur me këngën “Blow Your Mind”, për të vazhdu për gai një ore rresht me hitet e saj më të njohura si “Scared To Be Lonely”, “New Rules”, “IDGAF” etjerë.
Dua Lipa është e para këngëtarë ndërkombëtare që ka performuar në në Tomorrowland.
“E para këngëtarë ndërkombëtare që ka performuar në në Tomorroëland. Cfarë përvojë e çmendur. Ju falemnderit shumë nga thellësia e zemrës simë”, ka shkruar Dua Lipan ë llogarinë e saj në Instagram, ku ka shpërndarë disa pjesë të performancës së saj. /radioplus/