Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Franca merr kryesimin e ranglistës së FIFA-s, Kosova dhe Shqipëria nuk lëvizin

Sport  |  16.08.2018 Ora 17:45   
Kampionët e Botës tani janë kombëtarja numër një në renditjen e FIFA-s.
 
Pasi nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje gjatë këtij muaji, Kosova dhe Shqipëria kanë ruajtur pozitat e tyre respektive në renditjen e FIFA-s.
 
Kosova mbetet në vendin e 141, kurse kuqezinjtë mbajnë pozitën 58.
 
Kampionati Botëror, ka sjellë ndryshime të mëdha për kombëtaret pjesëmarrëse të këtij turneu.
 
Kampioni i ri, Franca ka marrë kryesimin e renditjes. Top 10-shin e mbyllin: Belgjika, Brazili, Kroacia, Uruguai, Anglia, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.
 
Një rënie të madhe ka pësuar Gjermania, e cila deri para Botërorit ishte në krye të kësaj rangliste. Pancerët që u eliminuan qysh në fazën e grupeve, tani renditen në pozitën e 15-të të FIFA-s.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing