Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mitrovica arenë e radhës për drift e karting

Sport  |  17.08.2018 Ora 17:59   
E diela e kësaj jave do të jetë festë e auto sportit në Mitrovicë. Në pistën tek ish-terminali doganor do të mbahen dy gara, ajo në karting (e treta për kampionatin e sivjetmë) dhe në drift, e dyta në këtë discipline, transmeton RTKLive.com.
 
Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me auto klubet, tashmë i ka bërë përgatitjet për këto dy gara, të cilat po priten me interesim të madh.
 
Fillimisht do të mbahet gara në karting, paraqitja për të cikën bëhet nga ora 08:30-09:00 për të vijuar me kontrollimin teknik dhe procedurat tjera të zakonshme, ndërsa fillimi i vozitjes së parë është planifikuar në orën 11:00.
 
Ndërsa, prej orës 13:00-13:30 bëhet paraqitja në garë për garën në disiplinën drift, që po ashtu pritet të jetë atraktive. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe brifingut me garues, xhiroja e parë fillon në orën 15:00.
 
Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve do të jetë të pranishme për çdo eventualitet, ndërsa skuadra menaxhuese e garës do të jetë e përkushtuar maksimalisht për rrjedhë sa më të mirë të garës.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing