Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa: Jam në betejë me realitetin virtual

Muzikë  |  03.09.2018 Ora 10:55   

Këngëtares më famë botërore, Dua Lipa i pëlqen të postojë fotografi në rrjetet sociale, por jo dhe aq shumë fakti që njerëzit mund të mësojnë më shumë seç duhet për jetën e saj private dhe më pas ta japin mendimin e tyre, shkruan Radio Plus.

“Nuk e di nëse do të mësohem ndonjëherë me njerëzit që komentojnë jetën time private. Po mundohem ta kalojë hap pas hapi këtë fazë. Në një farë mënyre jam në betejë të vërtetë me realitetin virtual. Ka ditë që e fshi fare aplikacionin e “Instagram”-it dhe më pas e riaktivizoj, për t’u shkëputur disi nga ajo botë, më pas e fshi sërish” dhe kështu ndodh vazhdimisht”, ka thënë Dua gjatë një interviste për “Daily Star”.

Jeta private e Duas nuk ishte më e tillë kur u nda nga i dashuri Isaac Careë dhe lajmi bëri bujë. Poashtu edhe ribashkimi i Duas dhe Isaac ishtes sërish titull kryesor.

“Të përballesh me ndarjen është e vështirë, por të përballesh me sytë e publikut është akoma më e vështirë”, ka thënë tutje Dua Lipa.


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing