Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jennifer Lopez sonte në AMAs, promovon filmin dhe këngën e re

Muzikë  |  09.10.2018 Ora 9:41   
Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në American Music Awards 2018, e cila do të mbahet sonte në Los Angelos, shkruan Radio Plus.

Jennifer Lopez në skenën e American Music Awards do të performojë për herë të parë singlin e saj më të ri, që është edhe kolonë zanore e filmit “Second Act”, ku vet Jennifer Lopez është protagoniste.

Filmi “Second Act” është i zhanrit Romancë/Komedi, regjinë e rë cilit e ka bërë Peter Segal.

Filmi premieren pritet ta ketë më 14 dhjetor të këtij viti.

“Lajme të mëdha!!! Do të performojë singlin tim më të ri nga filmi “second Act” këtë të marte në AMAs. Më ndiqni do të jete një natë e mrekullueshme”, ka shkruar Jennifer Lopez në llogarinë e saj në Instagram. /radioplus/

Artistë të tjerë që do të performojnë sonte në ceremoninë e American Music Awards 2018, janë Shawn Mendes, Camila Cabello, Taylor Swift, Dua Lipa etjerë.

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing