Javën e kaluar doli lajmi se filmi Rambo tashmë është duke zhvilluar xhirimet dhe në krye ka aktorin Sylvester Stallone në rolin e John Rambos. Po ashtu është lansuar edhe një foto bashkë me lajmin ku aktori shihet me një kapelë duke kompletuar rolin e një cowboy-i.
Duket sikur ky film ku Stallone do të luajë heroin është edhe e fundit, meqë sipas Hollywood Reporter filmi është quajtur “Rambo 5: Last Blood”. Në këtë pjesë të filmit luan edhe Paz Vega e cila gjendet në rolin e reporteres Carmen Delgado që mbulon një shkembim droge në Meksikë.
Por kur karteli rrëmben vajzën e saj ajo thërret John Rambon në ndihmë më shpëtimin e vajzës së saj. Filmi ka për regjisorë Adrian Grunberg, ndërsa skenari është shkruar nga vetë Stallone dhe Matt Cirulnick. Ende nuk ka datë të saktë lansimi, por mendohet se do të jetë viti 2019-të. /radioplus/