Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Beyonce thyen rekordin për më së shumti Grammy

Muzikë  |  06.02.2023 Ora 8:27   

Është mbajtur ceremonia më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, ‘Grammy Awards 2023’.

Ngjarja e cila sivjet u zhvillua  ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderoi me çmime arritjet më të mëdha të vitit në fushën e muzikës.

Ndër artistët më të shpërblyer të mbrëmjes ishte diva e muzikës botërore, Beyonce, e cila theu rekordin si artistja me më së shumti çmime ‘Grammy’ të fituara në histori.

Këngëtarja ka fituar 32 çmime Grammy dhe u shpreh se po mundohej t’i mbajë emocionet.

“Po përpiqem të mos jem shumë e emocionuar”, u shpreh këngëtarja.

E nominuar në këtë event ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo luftoi për të marrë çmimin ‘Kënga më e mirë ritmike/elektronike’, për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm, “I’m Good (Blue)” me David Guettan, por u mund nga Beyonce, e cila e fitoi këtë çmim me këngën “Break my soul”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing