Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Loredana dhuron 150 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë

Muzikë  |  08.02.2023 Ora 8:17   

Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, i është bashkuar iniciativës për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet në Kosovë gjatë muajit janar.

Bëhet e ditur se në emër të familjes dhe shoqërisë së saj, ajo ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me një shumë prej 150 mijë eurosh.

Ka qenë këshilltari i politikanit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory ka bërë të ditur dhurimin e këtij fondi nga reperja ferizajase.

“Loredana me miqtë e saj dhuron 150 000 euro në Fondacionin ‘Behgjet Pacolli’ për vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj”, shkroi ai në InstaStory.

 
Përndryshe, edhe ish-partneri i saj reperi Mozzik ka dhuruar për po të njëjtin rast 20 mijë euro nga xhepi i tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing