Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

500 mijë konsumues të rregullt të duhanit në Kosovë, cigaret elektronike pritet të përfshihen në ligj

Vendi  |  01.06.2023 Ora 8:32   

Në Kosovë janë 500 mijë konsumues të rregullt të duhanit, ka thënë ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Në një tryezë të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të mërkurën, në Ditën botërore kundër duhanit, Peci tha se Kosova ka shënuar hapa para në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, që ndalon pirjen në ambiente të mbyllura.

“Unë nga pozicioni i ministrit të Bujqësisë, me mburrje mund të t’ju them se kam intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme inspektimet dhe gjobat për institucionet të cilat janë shkelësit të ligjit në hapësirat publike”, ka thënë Peci.

Edhe qytetarët kanë vërejtur se kohëve të fundit po respektohet më shumë Ligji për Kontrollin e Duhanit.

“Besoj që po respektohet, aty ku kam hyrë këto dy javët e fundit, nuk kam parë të pihet duhani brenda, është shumë me rëndësi po të ishte e mundur të bëhej në të gjithë Kosovën”, ka thënë një qytetar.

“Po, në përgjithësi po e respektojnë se më herët është vendosur. Besoj që shumica po e respektojnë, ka disa raste që jo, mirëpo pjesa dërrmuese e respektojnë”, ka thënë një tjetër qytetar.

Në tryezë u diskutua edhe për cigaret elektronike, fenomen i ri që është përhapur shumë kohëve të fundit. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha se me anë të disa ndryshimeve edhe cigaret elektronike do të përfshihen në ligj.

“Duke qenë se synim i yni, duke u nisur edhe nga fakti se kemi popullatë të re dhe obligime për mbrojtjen e shëndetit të tyre, jemi në proces të zhvillimit të disa hapave të rëndësishëm. Ato përfshijnë edhe ndryshimet në Ligjin e duhanit, me qëllim që në mënyrë specifike të rregullojmë çështjet që lidhen me cigaret elektronike dhe produktet e reja që kanë hyrë në treg pas miratimit të ligjit dhe të cilat po përdoren në masë të madhe. Me qëllim të forcimit dhe monitorimit të ligjit ditë më parë Qeveria e Kosovës formoi Këshillin ndërministror për kontrollin e duhanit”, Gexha-Bunjak.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, është shprehur se duhani është kërcënim për shëndetin publik, andaj duhet gjetur forma që të ulet niveli i konsumimit të tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing