Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pritje deri në një orë në Merdarë, për dalje nga Kosova

Vendi  |  26.08.2025 Ora 7:47   

Qytetarët që po kalojnë përmes pikave kufitare të Kosovës këtë mëngjes po përballen me kohë të ndryshme pritjeje, varësisht nga pika përkatëse.

Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata më e ngarkuar është në pikën kufitare të Merdarës.

Në Merdarë, pritjet për automjetet që po dalin nga Kosova janë nga 40 deri në 60 minuta, duke e bërë këtë pikë kalimi më të ngarkuarin për momentin. Në hyrje, gjendja është më e qetë, me pritje nga 5 deri në 10 minuta.

Ndryshe paraqitet situata në pikën kufitare të Jarinjës, ku pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 5 deri në 10 minuta.

Edhe në pikën kufitare të Bërnjakut, pritjet për automjete në hyrje dhe dalje janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta.

Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet për automjete janë rreth 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa nuk janë raportuar kolona.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing