Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qytetarët do të njoftohen për gjobat në trafik përmes e-Kosovës dhe SMS-ve

Vendi  |  20.10.2026 Ora 7:33   

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është funksionalizuar integrimi i Sistemit Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) me platformën e-Kosova, duke ua lehtësuar qytetarëve qasjen në informatat për gjobat dhe masat në trafik.

Përmes këtij shërbimi, qytetarët do të njoftohen përmes e-Kosovës dhe mesazheve SMS sapo gjoba të regjistrohet në sistem. Ata gjithashtu do të mund të informohen për gjobat dhe masat mbrojtëse të shqiptuara ndaj tyre.

Ndërkaq, pronarët e bizneseve do të kenë mundësi të qasen në raporte që përfshijnë gjobat e papaguara, masat mbrojtëse, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë-shoferit, si dhe pikët negative të regjistruara në sistem.

Sipas Policisë së Kosovës, ky integrim synon të rrisë transparencën, të lehtësojë qasjen në informata dhe të përmirësojë komunikimin me qytetarët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing