Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vetëm në muajin Maj Komuna e Prishtinës thotë se ka shtruar 18 rrugë

Vendi  |  05.06.2023 Ora 11:32   
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj, tregon se po punohet mjaft në kryeqytet dhe se nuk ka  neglizhencë së Komunës së Prishtinës.

Në një postim në Facebook të publikuar dje, ai shkruajti se vetëm në muajin Maj në Prishtinë janë shtruar 18 rrugë.

“Vetëm në muajin Maj, kanë filluar/përfunduar këto 18 rrugë:
 
1. Rruga në Zllatar.
 
2. Rruga në lagjen Kullaj-Mramor.
 
3. Rruga e re në Butovc.
 
4. Shtresa finale në Rr. “Nekibe Kelmendi”.
 
5. Rruga e re në Koliq.
 
6. Me dinamikë të plotë po zhvillohen punimet në ndërtimin e rrugës “Jim Xhema” apo Rruga A.
7. Rruga e re në Prapashticë.
 
8. Rruga “Qëndresa” në Matiçan.
 
9. Filloi ndërtimi i disa rrugëve në fshatin Shkabaj: Rrugët si Rruga “Agron Rama”;Rruga “Eva Mbrendli”;Rruga “Bedri Dedja” dhe Rruga “Zejnullah Hahili”.
 
10. Filluan punimet në ndërtimin e rrugës e cila do ta lehtësojë komunikacionin në lagjen Arbëria. Kjo rrugë do të shfrytëzohet si bajpas për kalimin e veturave, nga rruga Ahmet Krasniqi në lagjen e Arbërisë së re, tek objektet e reja banesore.
 
11. Rruga që lidhë fshatrat e Gollakut me Dardanën, nëpërmjet rrugës Viti - Bullaj.
 
12. Rruga në Lagjen Gërbeshi.
 
13. Rruga “Gjergj Balsha” në Lagjen “Arbëria”.
 
14. Filluan punimet në ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”, faza e dytë, e cila lidhet me rrugë magjistrale Prishtine - Gjilan.
 
15. Rruga që lidhë fshatrat e Gollakut, Stallovë-Zllash.
 
16. Rruga e re në Hajvali.
 
17. Rruga e re që lidhë Prishtinën me Artanën, segmenti Flotacion - Kllokoq.
 
18. Rruga e re në Ballaban.” ka shkruar Zogaj.

Përndryshe Përparim Rama shërben si kryetar aktual i Prishtinës që nga 7 dhjetori 2021.




 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing