Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fillon “Java e Sigurisë në Komunitet”, policia me aktivitete nëpër rajone të vendit deri më 14 qershor

Vendi  |  06.06.2023 Ora 8:16   

Dje ka filluar “Java e Sigurisë në Komunitet”, ku policia do të ketë aktivitete nëpër rajone të vendit, deri më 14 qershor.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se Policia e Kosovës ndër të tjera sot ka shpërndarë edhe fletushka me përmbajtje vetëdijësuese.

Tutje, thuhet se qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është promovimi i partneritetit polici-qytetar si dhe rolit të Forumeve të Sigurisë.

“Dje më 5 qershor 2023, Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me autoritetet tjera dhe OSBE-në, në rajonin e Prishtinës ka filluar aktivitetet në kuadër të “javës së sigurisë në komunitet” që si qëllim kryesor i këtyre aktiviteteve është promovimi i partneritetit Polici-Qytetar dhe rolit të Forumeve të Sigurisë”.

“Gjatë këtij organizimi sot në kryeqytet ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të KLSP-së (Komitetet Lokale për Siguri Publike), zyrtarë policor, nxënës dhe përfaqësues të organizatës rinore-ROR, interesimi i qytetarëve ishte inkurajues dhe në drejtim të Policisë u parashtruan pyetje të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë.Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të lartcekur u organizua edhe kuizi i diturisë me theks njohuritë në fushat e policimit në bashkësi, siguria në trafik, bullizmi dhe dukuritë tjera negative. Policia e Kosovës shpërndau edhe fletushka me përmbajtje vetëdijësuese, përderisa nga OSBE u ndanë dhurata. Java e Sigurisë në Komunitet do të vazhdoj edhe nëpër rajonet tjera të vendit deri më 14 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing