Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KEDS identifikoi afro 2900 keqpërdorime këtë vit

Vendi  |  06.06.2023 Ora 8:17   

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se për periudhën janar-maj të këtij viti, janë realizuar afro 40 mijë kontrolle dhe janë identifikuar afro 2900 keqpërdorime.

Sipas KEDS, vetëm javën e kaluar janë realizuar afro 2 mijë kontrolle, prej të cilave rreth 160 ishin keqpërdorime.

“Në vazhdën e këtyre kontrolleve, përgjatë muajit maj, ekipet e KEDS-it kanë realizuar afër 8000 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 600 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”.

“Ekipet e kontrollit në KEDS do të vazhdojnë të implementojnë kontrollet në tërë Kosovën në baza ditore me qëllim të minimizimit të humbjeve në rrjet”.

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing