Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Opeli prezanton logon e re

Auto  |  30.06.2023 Ora 10:39   
Gjiganti i veturave, Opel, i është shtuar listës së prodhuesve që kanë përditësuar logot në tranzicionin e industrisë drejt veturave elektrike. Logoja e re do të shihet te veturat e reja të Opelit që nga viti i ardhshëm. Prodhuesi do ta përfshijë këtë logo në të gjithë linjën e vet “shumë shpejt”.

Logoja e re e Opelit përfshin rrufenë – apo “Blitzin” në gjermanisht. Ajo do t’i ndihmojë brendit me elektrifikimin. Prodhuesi dëshiron të bëhet brend plotësisht elektrik në Evropë që nga 2028-a dhe planifikon t’i ketë të paktën 15 modele të elektrifikuara sivjet, sipas shefit të kompanisë, Florian Huettl.

Image

Vetura e parë e prodhuar që do ta bartë logon e re do të vijë më 2024, por s’do të jetë e vetmja. Nuk dihet cili do të jetë modeli i parë me logon e re, pasi kompania ka refuzuar të japë detaje duke thënë shkurt se po planifikon “befasi” për panairin e Munichut.

Hera e fundit që Opeli përditësoi brendin ishte më 2020 kur iu bashkua Grupit PSA, që më vonë u bë pjesë e Stellantisit kur u bashkua me Fiat Chrysler Automobiles. Logoja e re nuk dallon shumë nga e vjetra. I janë shtuar vetëm skajet më të rrepta që simbolizojnë shenjën e rrufesë në mes të rrethit.

“‘Blitzi’ i ri me vetëbesim dhe më i mprehtë kryqëzon unazën e rrumbullakët, duke ia dhënë emblemës sonë një pamje progresive e moderne”, ka thënë Mark Adams, zëvendëspresident i Dizajnit në Opel.

Opeli me ndryshimin i është bashkuar listës së autoprodhuesve që kanë përditësuar brendet dhe logot e tyre. Infiniti javën e shkuar prezantoi ndryshime të vogla. Sivjet, Opeli është brendi i katërt që ndryshon logon e vet, duke iu bashkuar Jaguar Land Roverit dhe Porsches.

Që nga viti 2019, Volkswageni, Renaulti, Peugeoti, Nissani, Lotusi, Kia, General Motorsi, Cadillacu dhe shumë brende të tjera të automobilave kanë përditësuar logot e tyre. Në kohën kur prodhuesit po i mbushin linjat me vetura elektrike, ata po përditësojnë më shumë se vetëm produktet për t’i bindur klientët në drejtim e ri të automobilizmit./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing