Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ibrahimi: Ministria e Arsimit s’ka treguar në publik se ka problem me pajisje me tekste shkollore

Vendi  |  16.08.2023 Ora 8:32   

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka akuzuar Ministrinë e Arsimit që nuk ka treguar fare në publik se ka problem me pajisjen e nxënësve me tekste shkollore.

Ibrahimi për KTV-në, ka thënë se komunat nuk janë konsultuar fare nga Ministria për zbatimin e Udhëzimit administrativ.

“Si problematikë nga drejtorët komunalë është që këtë vit ka shkuar shkresa nga Ministria e Arsimit që shkollat do të pajisen me tekste shkollore vetëm nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërsa është kërkuar që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të përdorin librat që janë shfrytëzuar vitin e kaluar. Ka komuna ku kjo nuk mund të bëhet sepse librat janë përdorur pastaj nxënësit nuk i kanë kthyer librat e përdorur. Ka raste kur drejtorët komunalë e kanë ngritur këtë si shqetësim. E dimë që ekziston udhëzimi administrativ mirëpo për t’u zbatuar një udhëzim administrativ duhet të konsultohen komunat sepse këto tekste shkollore shkojnë në komuna. Ministria e Arsimit nuk ka treguar fare në publik që ka një problem të tillë, ndërkohë që Asociacioni po duhet ta ngrejë alarmin që është duke ndodhur një padrejtësi ndaj komunave”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka shtuar se në konsultimet që i ka zhvilluar të martën me drejtorët komunalë të arsimit, ka pasur ankesa që nuk ka mjaftueshëm libra, e madje edhe që nuk po dëgjohen shqetësimet e tyre nga ana e Ministrisë.

“Në konsultat që i kam pasur sot me drejtorët komunalë të arsimit, jo të gjithë, nuk ka shumë libra. Drejtorët komunalë po ankohen që nuk po kanë takime me ministren Nagavci. Nuk po dëgjohen sa i përket shqetësimeve që po ngritën nga niveli lokal. Po habitemi se pse komunat po shihen si opozitë e kësaj qeverie. Nuk e di pse”, ka thënë ai./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing