Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

IKSHPK: Uji nga Liqeni i Badocit nuk duhet të përdoret për pije

Vendi  |  02.09.2025 Ora 7:55   

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se gjatë monitorimit të cilësisë së ujit është vërejtur ngritje e përqendrimit të manganit në zonën që furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

Sipas analizave laboratorike, përqendrimi i manganit është në rritje si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës. Këto vlera e tejkalojnë kufirin e paraparë në Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu, megjithatë deri më sot nuk e kanë kaluar standardin shëndetësor që konsiderohet rrezik për shëndetin.

IKSHPK apelon tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.
Uji mund të shfrytëzohet vetëm për pastrim dhe higjienë, ndërsa vlimi i tij nuk e eliminon manganin.

 

Nga ana tjetër, KRU “Prishtina” ka ndërmarrë masat e nevojshme: zvogëlim të prodhimit për të ruajtur cilësinë, shpëlarje intensive të rrjetit shpërndarës, furnizim me ujë përmes autoboteve në zonat e prekura sipas orarit të përcaktuar.

Zonat e prekura përfshijnë: Graçanicën me fshatrat përreth, Hajvalinë, Veternikun, Matiçanin, Bregun e Diellit, lagje dhe rrugë të shumta në Prishtinë, përfshirë zonat afër Albi Mall, Pallatit të Drejtësisë, shkollës “Ismail Qemali” dhe deri te konviktet.

IKSHPK ka shtuar kontrollin mbi cilësinë e ujit dhe është në koordinim me KRU Prishtina për të gjetur zgjidhje sa më shpejtë, duke siguruar se qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim./Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing