Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditës së nesërme, pasi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar stuhi me bubullima, reshje intensive, breshër dhe erëra të forta në gjithë vendin.
Ministria apelon që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të mbajnë distancë të sigurt dhe të mos parkojnë automjetet nën pemë apo pranë objekteve që mund të rrëzohen.
Po ashtu, është bërë e ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve do të jenë në gatishmëri për të reaguar ndaj çdo situate të mundshme.