Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Policia e Kosovës paralajmëron për e-mail mashtrues në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Vendi  |  23.07.2026 Ora 9:02   
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për një e-mail mashtrues që po qarkullon në emër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, duke u bërë thirrje që të mos hapin mesazhin dhe të mos klikojnë në lidhjet e dyshimta.

Sipas njoftimit, në mesazhin e rremë pretendohet se marrësi duhet të përgjigjet urgjentisht ndaj një “urdhri të gjykatës” të bashkëngjitur, ndërsa edhe dokumenti i bashkangjitur është fals.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar për të identifikuar burimin e dërgimit të këtij e-maili dhe u bën apel qytetarëve ta injorojnë atë.

Autoritetet rikujtojnë se mesazhi nuk është zyrtar dhe këshillojnë qytetarët:

  • Të mos klikojnë në linqe të dyshimta.
  • Të mos japin të dhëna personale apo bankare.
  • Të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Nëse pranoni një mesazh të tillë, Policia rekomandon që ta fshini menjëherë, ta raportoni tek autoritetet përkatëse, të kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna personale dhe ta raportoni rastin përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe të verifikojnë gjithmonë burimin e mesazheve që marrin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing