Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Transformimi i FSK-së përfundon në vitin 2028, anëtarësimi në NATO mbetet sfidë politike

Vendi  |  22.07.2026 Ora 7:43   

Forca e Sigurisë së Kosovës pritet ta përfundojë në vitin 2028 procesin 10-vjeçar të transformimit në një forcë moderne mbrojtëse me kapacitete të plota ushtarake.

Gjatë kësaj periudhe, FSK-ja ka zgjeruar misionin, ka investuar në pajisje e trajnime dhe ka rritur bashkëpunimin me vendet anëtare të NATO-s. Ekspertët vlerësojnë se, në aspektin ushtarak, Kosova po i afrohet standardeve të Aleancës.

Megjithatë, ata theksojnë se anëtarësimi në NATO nuk varet vetëm nga përgatitja e FSK-së, por edhe nga vendimet politike të vendeve anëtare. Sfidë mbetet fakti që disa shtete të NATO-s ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Njohësit e sigurisë shtojnë se pjesëmarrja e FSK-së në misione ndërkombëtare, përfshirë atë në Gazë, forcon pozicionin e Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing