Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se nga e hënë e javës së ardhshme fillon punën Dhoma e monitorimit të ndotjes akustike në Inspektoriatin e kryeqytetit.
Ai ka njoftuar se të enjten e kanë vizituar këtë Dhomë dhe ka paralajmëruar gjoba për të gjitha lokalet e gastronomisë, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar.
“Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”, ka shkruar Rama në Facebook.