Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova me potencial për agroturizëm, investimet të mirëseardhura

Vendi  |  21.08.2023 Ora 8:39   

Qeveria e Kosovës planifikon të ndajë 20 milionë euro, nga viti i ardhshëm deri në vitin 2027, për zhvillimin rural dhe agroturizmin. Ekspertë të bujqësisë dhe promovues të turizmit thonë se investimet në zonat rurale janë të mirëseardhura, pasi Kosova ka potencial për zhvillimin e agroturizmit.

 

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ditë më parë promovoi inaugurimin e disa bujtinave në bjeshkët e Rugovës, të përkrahura me një grant në vlerë 100 mijë euro, i ndarë nga Ministria e Bujqësisë.

Me qëllim të zhvillimit të agroturizmit, Qeveria e Kosovës ka miratuar një marrëveshje me GIZ-in gjerman, në vlerë 20 milionë euro.

Marrëveshja pritet të zbatohet nga viti 2024 deri më 2027, bëri të ditur  ministri Faton Peci. 

“Projekti ka për qëllim zhvillimin e zonave më pak të zhvilluara në zonat rurale. Ne do të promovojmë dhe përkrahim zhvillimin rural, agroturizmin, ekoturizmin, zejet tradicionale, përpunimin në fermë, prodhimin e energjisë së ripërtërishme, marketingun, shitjet me pakicë dhe krijimin e startuapeve për sektorin e bujqësisë”, tha ai.

Profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci, thotë se nismat për të përkrahur zhvillimin rural ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e familjeve që jetojnë në vise rurale dhe mos shpopullimin e tyre.

 “Mendoj se me investimet e duhura, turizmi rural dhe agroturizmi mund të jenë një veprimtari joshëse jo vetëm për pjesën e popullatës që jetojnë në zona rurale, por edhe për tërheqjen e vizitorëve vendorë apo edhe ndërkombëtarë që të kenë atraksione të caktuara turistike, siç ofrohen për shembull në vendet perëndimore. Vlerësoj se është për t’u përshëndetur investimi në zonat rurale, sepse jo të gjitha zonat duhet përkrahur në mënyrë të barabartë”, tha ai.

Kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti, thotë se Kosova ka potenciale turistike andaj edhe duhet të ketë më shumë investime.

“Kosova ka potencial te pjesa e turizmit rural, kulturor por edhe te turizmi malor dhe ai dimëror. Këto janë elemente që Kosova duhet t’i shfrytëzojë në maksimum. Investimet në pjesën e turizmit rural dhe agroturizmit janë të mirëseardhura. Prandaj duhet sa më parë që institucionet të mbështesin komunitetin, në mënyrë që të krijohen ambiente për zhvillimin e turizmit në zona rurale”, tha ai.

Sipas Agjencisë së Statistikave, numri i vizitorëve vendorë e të huaj gjatë vitit 2022 ishte rreth 460 mijë, shumica turistë të jashtëm./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing