Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbyllet parakohe thirrja për mbështetje për izolim të shtëpive

Vendi  |  21.08.2023 Ora 8:41   

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton qytetarët e Kosovës se është mbyllur aplikimi për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit".

 

“Mbyllja e parakohshme është rezultat i pranimit të mbi 2000 aplikimeve, të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve, kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme, deri në 45% të shumës (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro”, thuhet në komunikatën e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë rikujton se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës të arritjes së tyre dhe tashmë janë dorëzuar edhe letrat e para të para-aprovimit.

“Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument, duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike (Thirrja Publike) deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë. Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA - Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë”, thuhet në komunikatën e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./rtk/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing