Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna e Prishtinës ka funksionalizuar dhomën e monitorimit të zhurmave

Vendi  |  22.08.2023 Ora 8:20   

Zhurma e lokaleve e cila ishte bërë shqetësim për banorët e kryeqytetit, tashmë do të kontrollohet përmes këtyre pajisjeve të cilat janë të lidhura në komunën e Prishtinës.

 

Në përurimin e këtij sistemi, përveç zyrtarëve komunalë, pjesëmarrës kishte edhe nga policia dhe shoqata e gastronomëve.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se për ata që nuk i respektojnë rregullat, gjobat do të jenë nga 1000 deri në 3000 euro. Si opsion nuk përjashtohet edhe mbyllja e atyre lokaleve që vazhdojnë të mos i respektojnë rregullat.

“Kemi instaluar një numër të madh të senzorëve, kemi krijuar edhe rregulloren e kemi çdo bazë ligjore që përmes këtij sistemi të monitorojmë ta kontrollojmë zhurmën në kryeqytet në restorante në bare të ndryshme po ashtu edhe gjoba për ata të cilët nuk kanë aplikuar”, tha Perparim Rama, kryetar i Prishtinës.

 “Natyrisht si informacione sistemi do të gjenerojë informata edhe për vetë pronarët e këtyre bizneseve, por edhe për inspektorët, të cilët pastaj do të vazhdojnë kontrollet sa i përket orarit të punës, ndërkohë që sistemi do të gjenerojë tiketat, apo do të gjenerojë gjobat në mënyrë automatike për secilin biznes”, u shprehë Florian Dushi, drejtor i inspekcionit në komunën e Prishtinës.

Basri Shabani, drejtor i policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë se ka pasur ankesa në baza ditore sa i përket çështjes së kalimit të decibeleve të zhurmës. “Policisë së Kosovës, ky projekt do t;i ndihmojë shumë, sidomos në reduktimin e angazhimit të personelit”, ka thënë ai.

 “Kemi mundësi të fillojmë më gjoba për të gjithë ata që nuk aplikojnë, për neve është një lehtësim sepse më në fund edhe institucionet që merren me zbatimin e ligjit, kanë mundësi ta zbatojnë  ligjin edhe të jenë prezent në të njëjtën kohë në të gjitha lokalet”, ka thënë tha Arian Vranica, shoqata e gastronomëve

“Jena përkujdes maksimalisht në këtë drejtim, tash e kemi me vendim të kuvendit komunal që është për decibel tash është edhe ma lehtë për neve është ma lehtë edhe për ata”, tha Muhamet Brajshori, menaxher i lokalit.

Niveli i lejuar i zhurmës është deri në 60 decibel./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing