Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nika për thirrjen për efiçiencë: Redukton 40% të konsumit të energjisë

Vendi  |  22.08.2023 Ora 8:21   

Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Ekonomisë së fundmi ka hapur thirrjen për subvencione për efiçiencë të energjisë. Kjo nënkupton që shteti do të jetë ndihmues për zëvendësimin e paisjeve jo efiçiente në ato efiçiente, duke arritur ruajtjen e energjisë elektrike dhe uljen e çmimeve të faturave familjare.

 

 Miftar Nika, pëfaqësues nga divizioni për Burime të Ripërtrishme dhe Efiçiencë të Energjisë ka treguar në RTK për interesimin e qytetarëve dhe gjithë rrjedhën e thirrjes qeveritare.

“Thirrja është hapur të premten, sipas statistikave sektori më i madh i energjisë elektrike është ai rezidencial i cili kontribuon rreth 40% të konsumit final të energjisë. Ulja e konsumit përmes rritjes së efiçiencës së energjisë ndikon në reduktimin për kërkesën për energji elektrike, duke ndihmuar familjet për të reduktuar faturat e energjisë por edhe përmes sigurimit të furnizimit”, ka deklaruar ai.

Makina enëlarëse, rrobalarëse, frigoriferët janë paisjet të cilat janë të përfshira në thirrje. Së shpejti do të hapet thirrja edhe për paisjet ngrohëse.

“Nëse qytetarët kualifikohen për të fituar makinë enëlarëse, ata do të fitojnë 150 euro. Ndërsa skemat mbështetëse 1 dhe 2, ata që janë raste sociale do të fitojnë 300 euro për makinën enëlarëse. Ndërkaq prindërit vetushqyes do të fitojnë 250 euro”, ka thënë Nika.

Ai tutje ka specifikuar çmimet edhe për makinën rrobalarëse e frigoriferët, ndërkaq ka bërë thirrje për aplikim, i cili do të jetë i hapur deri në tetor./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing