Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot nis adoptimi i qenve endacakë në Prishtinë

Vendi  |  28.08.2023 Ora 8:51   

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën në fshatin Honrofc do të bëhen të publike adoptimet e para të qenve endacakë dhe kontrata për adoptimin e tyre.

Sipas Komunës, i pranishëm në këtë aktivitet që nisë në orën 11:00 do të jetë kryetari Përparim Rama.

“Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188) do të bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve”, thuhet në njoftimin e së dielës.

Komuna ka marrë iniciativë muaj më parë për subvencionim me nga 50 euro në muaj për secilin qytetar që adopton qenë endacakë.

“Ne planifikojmë që në kuadër të rregullores të parashohim mundësinë e stimulimit për adoptimin e qenve endacakë, brenda e jashtë vendit. Për pronarët kosovarë që pajtohen të adoptojnë qentë, ne do t’u ofrojmë trajtim falas në çfarëdo kohe nga veterinari i Kryeqytetit, në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë, e që shpresojmë ta funksionalizojmë shumë shpejtë, marrë parasysh se investimi i mbi 500 mijë euro është para përfundimit. Kryeqyteti po ashtu ka paraparë edhe subvencionimin 50-eurosh për çdo muaj për secilin që adopton qentë endacakë”, kishte thënë për KOHËN Bajram Gecaj, këshilltar i kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Sipas Gecajt, pos adoptimit individual, ky subvencionim do të ndikonte që edhe sektori privat të ndërtojë qendra të licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilat do të mund të përfitonin nga këto subvencione./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing